Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi i ka reaguar të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke i thënë se diskriminimi i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës është rritur, pasi ata integrohen më shumë në Serbi.
Arifi në një postim në Twitter thekson se nga ana tjetër, pakica serbe në Kosovë ka krijuar sisteme paralele të paligjshme dhe shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën e Kosovës, duke gëzuar privilegje dhe të drejta ekzekutive superiore.
“Diskriminimi i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës është rritur, pasi ata integrohen më shumë në Serbi. Nga ana tjetër, pakica serbe në Kosovë ka krijuar sisteme paralele të paligjshme dhe shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën e Kosovës , duke gëzuar privilegje dhe të drejta ekzekutive superiore. Sa gjatë?”, shkruan Arifi.
Lidhur me çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë, ka reaguar edhe ish kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.
Ajo u ka bërë thirrje emisarëve që të takohen edhe me shqiptarët në Serbi, ashtu siç ata janë takuar me serbët në Kosovë. /Telegrafi/
The discrimination of ?? from the #PresevoValley increased, as they integrate more in ??. The ?? minority in ??, on the other hand, has created illegal parallel systems and flagrantly violates the ?? Constitution, while enjoying superior privileges and executive rights. How long? https://t.co/YMoJ3lTIWg
— Shqiprim Arifi (@arifishqiprim) August 26, 2022