Site icon Telegrafi

Arifi: Qytetarët të mos e hudhin borën në rrugë! (Foto)

Kryetarja e Komunës së Tetovës nëpërmjet një postimi në Facebook ka apeluar deri tek qytetarët e Tetovës që mos të hudhin borën në rrugë duke e pastruar prej para dyqaneve, zyrave dhe trotuaret, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas Arifit, ky veprim do të pengonte pastrimin pasi bora e tillë krijohn ngrica dhe do të vështirësonte pastrimin nga autoritet.

”APEL. Luten të gjithë qytetarët që gjatë pastrimit të trotoareve, hapësirave përpara shtëpive dhe lokaleve afariste, borën mos ta hedhin në rrugë. Për shkak të temperaturave të ulëta një veprim i tillë do të krijonte ngrica të cilat do të vështirësojnë qarkullimin e automjeteve edhe për shumë ditë në vazhdim.
Bora e pastruar të mblidhet në skajet a hapësirave për qarkullim të këmbësorëve, dhe e njëjta më vonë do të mënjanohet nga ana e shërbimeve komunale për pastrim të rrugëve. Pasqyra për qytetin dhe qytetërimin në të, është obligim dhe detyrim i të gjithë neve ! Ju falemnderit” shkruan Arifi./Telegrafi/

Exit mobile version