Kryetarja e komunës së Tetoves,Teuta Arifi dhe zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve,Faton Pollozhani e vizituan vendin afër fshatit Lisec në Malin e Sharit,ku prej kohë më parë filluan punët ndërtimore për ndërtimin e stacionit filtrues nga sistemi i ri i ujësjellësit, ndërhyrje e Lumit të Ftohtë dhe Lumit Shkumbin për nevojat e Tetovës, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘I përfunduam të gjitha punët pronësore juridike që ishim mjaftë të rëndësishme në mënyrë që të mund të punojmë dhe duke pasur parasysh faktin se e kemi tërë verën para nesh, shpresojmë sesi projekt do të përfundojë dhe definitivisht çështja që i përket ujit do të jetë një çështje e së kaluarës’, deklaroi kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Nga zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve theksoi se Ministria do t’i mbështesë të gjitha projektet që janë në mundësi të saj. Ky investim serioz do të zgjidhë një problem të madh për Tetovën, shtoi ai. /Telegrafi/