Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi së bashku më ekipin qeveritarë sot kanë përuruar përfundimin e 8.5 Km rrjetit të ujësjellësit në Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetarja Arifi në profilin e saj në Facebook shkruan se problemi 20 vjeçar me ujin e pijshëm sot ka marrë fund.
‘Storja 20 vjeçare e ujit të pijshëm ne Tetovë sot merr fund. Sot ne shënuam përfundimin e 8.5 kilometrave të rrjetit të ujësjellësit, që ishin stërgjatur pafundësisht, dhe si rezultat i këtij fakti qytetarët e Tetovës kishin probleme me ujin e pijshëm që është e drejtë bazike e çdo qytetari. Me përfundimin e rrjetit të ujësjellësit dhe me rrumbullaksimin e punimeve në filterstacion, përfundimisht kjo çështje mbyllet’. /Telegrafi/