Kandidatja e BDI-së për Komunën e Tetovës, Teuta Arifi, në konferencë për shtyp falënderoi votuesit e saj dhe tha se për herë të parë në histori të pavarësisë së Maqedonisë, një kandidate arrinë të fitojë dy herë në zgjedhje lokale në Komunën e Tetovës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ajo këtë e quajti një realitet të ri dhe shtoi se do të punojë për të ardhmen e qytetarëve.
Ndërsa kundër kandidati i saj nga radhët e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, deklaroi se në votimet e sotme ka pasur parregullsi të shumta. Ai shtoi se zgjedhjet i ka fituar LSDM dhe dega e saj – BDI./Telegrafi/