Site icon Telegrafi

Arifi për kërkesën e BE-së: Qeveria nuk ka ndryshuar qasje ndaj taksës

Përfaqësuesja së lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, komisionarja për Tregti, Cecilia Malmstrom dhe komisionari për Zgjerim, Johannes Hahn, i kanë dërguar zyrtarisht një letër të përbashkët kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në letër ofrohet që në këmbim të heqjes së taksës ndaj Serbisë, emërtimi i shtetit tonë, UNMIK të zëvendësohet me Kosovo*.

Avni Arifi, Shefi i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, në një postim në Facebook sqaron se Qeveria e Kosovës në asnjë mënyrë nuk kanë bërë asnjë ndryshim në politikën e saj, as ndaj taksës, as ndaj qëndrimeve tjera që lidhen me statusin apo me gjitha temat aktuale për të cilat flasim.

Lexo po ashtu BE, Haradinajt: Suspendoni taksën ndaj Serbisë, në këmbim që emërtimi “UNMIK” të zëvendësohet me Kosovo*

“Qeveria e Kosovës pothuajse në baza ditore komunikon me Brukselin në forma të ndryshme, me letra, në formë telefonike apo edhe në takime të drejtpërdrejta. Në të gjitha takimet ka letra të rëndësishme ka dokumente të rëndësishme. Sa i përket pyetjes për letrën e Mogherinit qe sot pothuajse çdo medium ka pas pyetje – nuk mund ta komentojmë përmbajtjen e saj e as përmbajtjen që kryeministri Haradinaj ia ka kthyer, sepse nuk besoj se i ka mbërri zonjës Mogherini, por çka mund të konstatojë është se Qeveria e Kosovës në asnjë mënyrë nuk kanë bërë asnjë ndryshim në politikën e saj, as ndaj taksës as ndaj qëndrimeve tjera që lidhen me statusin apo me gjitha temat aktuale për të cilat flasim”, ka theksuar Arifi.

Lexo po ashtu Matoshi i reagon BE-së: Taksa hiqet vetëm kur Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës

Vendimi për taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake ka arritur efektin e parë. BE po ofron një kompromis, i cili do të refuzohet nga Qeveria.

Pas dështimit në INTERPOL për të cilin Serbia loboi maksimalisht kundër Kosovës, Qeveria mori vendim për taksë 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake.

Humbjet që i shkaktohen Serbisë dhe Bosnja e Hercegovinës karshi taksës së vendosur për produktet e këtyre shteteve nga Republika e Kosovës, po i kushtojnë këtyre shteteve me miliarda euro. /Telegrafi/

Exit mobile version