Telegrafi

Arifi: Pak shpresë se borxhi do të kthehet në benefit për qytetarin

Avni Arifi, këshilltar i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka theksuar se të mërkurën, Qeveria e Kosovës ka vendosur të ratifikojë kredi afatgjate, prej 36.6 milionë euro, në mënyrë që gjeneratat e reja, sipas tij, të kanë çka të paguajnë për keqqeverisjen e tanishme.

Ai në Facebook ka shkruar se 20.1 milionë euro u huazuan për ta rritur eficiencën energjetike dhe për energji të ripërtëritshme, kurse 16.5 milionë euro sipas tij, u huazuan për një projekt për reformën në shëndetësi.

“Ka pak shpresë se ky borxh afatgjatë prej 36.6 milionëve do të kthehet në benefit për qytetarin
Në këtë vendim janë dy absurditete: 1. Nuk është problemi kryesor i Kosovës eficienca energjetike, por janë kapacitetet e reja energjetike për të cilat kjo qeveri s’ka ‘haber’ çka të bëjë. 2. E sa i përket reformës në shëndetësi…..duke ditë se çfarë strukture politike dhe menaxheriale është aty, s’ka dilemë se këto fonde i pret fati i mamografit, fatkeqësisht”, ka shkruar Arifi./Telegrafi/