Telegrafi

Arifi: Letra e Brnabiqit, goditje e radhës përpjekjeve për normalizim

Shefi i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi, ka komentuar letrat e kryeministres së Serbisë dërguar vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se letrat e kryeministres së Serbisë dërguar vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, për tërheqjen e njohjes, është goditje e radhës përpjekjeve për normalizim.

Sipas tij, veprimet e tilla të qeverisë së Serbisë shihen si provokim dhe nxitje për masa të reja tarifore, ndërkaq, thekson se veprimi i Serbisë është edhe një dëshmi se tarifat duhet të hiqen menjëherë pas njohjes reciproke”, ka shkruar Arifi në Facebook./Telegrafi.