Site icon Telegrafi

Arifi: Kosova e ka obligim moral të mbrojë interesat e Luginës

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, tha se në vitin 1992 kanë pasur referendumin që ka treguar vullnetin e qytetarëve të Luginës së Preshevës.

“E gjithë shqiptaria e din. Ne e kemi pasur të arsyeshme të këmbëngulim në kërkesën tonë. Ne kemi pasur kuvendin e përbashkët të shqiptarëve”, tha Arifi në RTK.

Sipas tij Kosova e ka obligim moral të mbrojë interesat e Luginës së Preshevës.

“Ne jemi minoriteti më i diskriminuar në gjithë rajonin”, tha ai.

Arifi ka mohuar se ka ndonjë inskenim lidhur me kërkesën për rezolutë. “Është kërkesë legjitime. Nuk ka logjikë që të jetë inskenuar”, tha ai.

Exit mobile version