Telegrafi

Arifi: Komuna e Tetovës shpall tre ditë zie

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, sot u shprehu ngushëllime të gjithë familjeve të viktimave nga zjarri tragjik në spitalin e modeluar në Spitalin e Tetovës.

Arifi njoftoi se Komuna e Tetovës ka shpallur tre ditë zie në Tetovë, ndërsa në të njëjtën kohë derisa të merren informacione të sakta, nga fondi emeregjent i komunës do të ndahen mjete për familjarët që kanë pasur këtë gjëmë të madhe.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga zjarri tragjik në Tetovë

Ajo tha se nuk do të spekulojnë me deklarata, derisa të dalin informacionet zyrtare.

Ndryshe, nga ky zjarr tragjik jetën e kanë humbur 14 pacientë, ndërsa 12 të tjerë janë lënduar.

Në Tetovë javët e fundit ka pasur rritje të madhe të pacientëve me COVID-19./Telegrafi/