Edhe pse flitej për angazhimin e Teuta Arifit si ministre në qeverinë e re të Maqedonisë, ajo sot ka thënë se do të angazhohet edhe për një mandat në udhëheqjen e komunës së Tetovës, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Dëshira ime më e madhe ka qenë dhe mbetet qyteti i Tetovës dhe gara edhe për një mandat. Por, sot për mua ishte një ditë e veçantë pasi u realizua angazhimi konceptual i cili ishte që më 29 janar, Bashkimi Demokratik për Integrim të mos ishte në vendin e gabuar apo në ndonjë qeveri të gabuar. Sot, BDI-ja është në vendin e duhur në Qeverinë reformatore, “ tha Arifi. /Telegrafi/