Telegrafi

Arifi: Ka qenë e rëndë por u gjet zgjidhje për deponinë (Video)

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka folur për Makfax për çështjen e deponisë së Tetovës dhe për kandidimin e saj për kryetar komune edhe për një mandat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Edhe unë jetoj këtu, por duhet të kemi parasysh se edhe ne si autoritet komunal, kemi punuar në këtë drejtim pa marr parasysh se ka qenë e rëndë dhe pa marr parasysh durimin e paktë të qytetarëve, ne kemi punuar dhe ja gjetëm zgjidhje për këtë deponi.” tha Teuta Arifi.

Arifi gjithashtu ka thënë se është çështje zgjedhjesh partiake a do të jetë ajo kandidate për Komunën e Tetovës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Afishet e ngjitura nga Eco Guerilla janë larguar pas 5 minutave nga dyert e Komunës së Tetovës. /Telegrafi/