Site icon Telegrafi

Arifi: Ka gënjeshtra, gënjeshtra të mëdha dhe gënjeshtra të Dime Spasovit

Profesoresha universitare në UEJL, Besa Arifi, ka shkruar një artikull në lidhje me aksidentin e fundit të zv.ministrit për punë dhe politikë sociale, Dime Spasov, duke e akuzuar atë për gënjeshtra ndaj opinionit të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ka gënjeshtra, gënjeshtra të mëdha dhe gënjeshtra të Dime Spasovit. Atij i’u deshën 6 ditë që t’i besojë gënjeshtrës së vete, të mësojë përmedësh skenarë të pamundshëm dhe të dalë para publikut të tregojë të versionin e vet”, shkruan mes tjerash Arifi.

Ajo gjithashtu shpreh dyshimet se si kamerat që inçizuan aksidentin e Dime Spasovit, nuk regjistruan edhe rastet si vrasjen e Martin Neshkovskit dhe Nikolla Mlladenovit si dhe rastin e vrasjeve në liqenin e Smillkovcës./Telegrafi/

Exit mobile version