Profesoresha universitare Besa Arifi, në një intervistë për Alsat-M ka folur rreth PSP-së, të cilës po i afrohet skadimi i mandatit. Arifi theksoi, se PSP-ja do të shfrytëzojë këtë kohë që i ka mbetur për të ngritur aktakuza të reja, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Unë mendoj që PSP-ja do ta shfrytëzojë në maksimum kohën e mbetur, për të mbetur aktakuza. Ky është një problem shumë i madh dhe duhet të bëhet zgjidhje juridike. Por, pres që për lëndët që ka ngritur PSP-ja do të ketë aktakuza të reja”, deklaroi Arifi.
Ajo theksoi se PSP-ja është ballafaquar me pengesa të shumta, duke filluar nga presidenti pastaj edhe nga Gjykatat.
“Fatkeqësisht pengesat nuk janë ndalur, prej kohës së themelimit nga ky institucion. Në këtë moment ka sabotime që i bëhen sabotime PSP-së, duke përfshirë edhe Gjykatën e Lartë”, u shpreh Arifi.
Ndërsa sa i përket paraburgimit të Sead Koçan, ajo shpreh dyshime se mund të pranohet paraburgimi nga prokuroria e rregullt./Telegrafi/