Udhëheqësi i delegacionit të Kosovës për bisedimet teknike me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se dialogu me Serbinë nuk ka alternativë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në këtë proces duht të dihet njëherë e përgjithmonë që nuk ka ndarje, defunksionalizim, destabilizim.
Postimi i plotë:
Dialogu nuk ka alternativë, por në këtë proces duhet të dihet njëherë e përgjithmonë se
-NUK KA NDARJE,
-NUK KA DEFUNKSIONALIZIM
-NUK KA DESTABILIZIM
Dialogu do të jetë për NORMALIZIM që do të thotë NJOHJE RECIPROKE dhe PAJTIM. /Telegrafi/