Telegrafi

Arifi: Dialogu i deritashëm ishte në interes të Serbisë

Anëtari i delegacionit shtetëror nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për dialogun me Serbinë, Avni Arifi ka deklaruar se Qeveria aktuale dhe delegacioni shtetëror nuk do të jenë më në funksion të një dialogu në shërbim të Serbisë.

Arifi, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se një dialog çfarë ka pasur Kosova nuk duhet të ketë më kurrë.

Postimi i plotë i Arifit:

“Dialogu në 9 vitet e fundit ishte dialog në shërbim të interesave të Serbisë. Këtë e konfirmon edhe presidenti Serb Vuçiq në intervistën dhënë revistës serbe Danas më 26/01/2019 citoj: “Dialogu e ka përforcu pozicionin e Serbisë , me bisedime kemi ble kohë dhe jemi rikthyer në lojë” . Vuçiq, Danas 27/01/2019. Qeveria aktuale dhe delegacioni shtetëror nuk do të jenë më në funksion të një dialogu të tillë”, ka shkruar Arifi./Telegrafi/