Telegrafi

Arifi dënon dëmtimin e varrezave në Viti

“Dënojmë ashpër veprimet e tilla që nuk i kontribuojnë stabilitetit në komunën tonë dhe njëherësh vlerësojmë si akt makabër që nuk na përket neve si popull. Varrezat dhe monumentet kulturore e historike, nuk ndërlidhen me heqjen e lapidarit nga ana e Qeverisë së Serbisë në Preshevë”, ka vlerësuar Arifi.

Ai ka kërkuar nga organet e rendit që personat të cilët po ndërmarrin veprime të tilla, të dalin para drejtësisë, ndërsa u ka bërë apel qytetarëve të komunës së Vitisë, që të jenë të matur karshi iniciativave që ndërmerren nga persona të pandërgjegjshëm. /Telegrafi/