Site icon Telegrafi

Arifaj: Thaçi s’ka nevojë për leje që ta vizitojë Veriun, është President

Ardian Arifaj, këshilltari i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vizita e Presidentit në pikën kufitare në Jarinje ishte sikur të gjitha vizitat e tij në vende të tjera të Kosovës.

Madje Arifaj ka thënë se as nuk ka pasur nevojë për forca shtesë të policës dhe pa problem e kanë bërë udhëtimin për në pikën kufitare.

“Po flasim për Presidentin e vendit, s’ka nevojë të kërkojë leje nga askush për të shkuar në Veri”, ka thënë Arifaj.

“Ka qenë një vizitë normale e Presidentit, kemi vizituar pikën kufitare në Jarinje. S’ka asgjë të jashtëzakonshme. Në një kohë tjetër ka qenë më e vështirë, por tani ka qenë normale dhe rrugës kemi qarkulluar si në çdo pjesë të Kosovës”.

“Kishte flamuj të Kosovës, dhe veturat ishin me targa të Kosovës. Është një natyrë shumë e bukur, por zonat janë më të shkreta. Është një imazh që ajo pjesë ka mbetur me dekada mbrapa dhe ai vend ka nevojë për zhvillim dhe ekonomi.

“Ekziston siguri dhe fakti që udhëton vet Presidenti në atë pjesë tregon më së miri. Nuk kishim kurrfarë problemesh”, ka thënë Arifaj. /klankosova/

Exit mobile version