Pas një serie të keqe prej katër barazimeve radhazi, skuadra e Drenicës i është kthyer fitoreve, duke e mposhtur në shtëpi Fushë Kosovën me rezultat 2-1.
Mysafirët ishin ata që shënuan të parët përmes Alban Shillovës në minutën e 40-të, mirëpo gëzimi i tyre ishte i shkurtë, pasi që vendasit reaguan shpejtë për t’i barazuar shifrat në 1-1 përmes Dukagjin Gashit.
Deri sa loja po shkonte kah fundi dhe të gjithë menduan se do të përfundonte baras, në skenë doli heroi i këtij takimi, Granit Arifaj, i cili shënoi në minutën e fundit një gol me vlerën e tre pikëve.
Me këtë fitore Drenica e përmbyll sezonin në pozitën e katërt me 27 pikë, ndërsa Fushë Kosovë qëndron e fundit në tabelë me vetëm 12 pikë të tubuara. /Telegrafi/