Site icon Telegrafi

Arif Ziberi në mbështetje të studentëve: Besiana Mehmedi me vite maltreton dhe ofendon studentët

Këngëtari i grupit “Elita 5”, Arif Ziberi sot ishte i pranishëm në protestën e studentëve për t’u dhënë përkrahje studentëve.

“Unë jam në përkrahje të këtyre studentëve që me arsye kanë ngritur shqetësim. Ky shqetësim ekziston që moti dhe kam ardhur që t’i përkrahi”, tha Ziberi.

Ai u shpreh se profesoresha Besiana Mehemedi me vite e ka në gjak maltretimin dhe ofendimin.

Lexo po ashtu Studentët: Kërkojmë nga UT-ja të ndërmerr masa ndaj profesoreshës Besiana Mehmedi

“Unë jam në rrjedha dhe e di për shkak se kam pasur fëmiut dhe tani të tjetrin këtu në fakultet dhe di ndodhitë që profesoresha bën ndaj studentëve”, u shpreh solisti Ziberi./Telegrafi/

Lexo po ashtu Reagon Besjana Mehmeti

 

Exit mobile version