Telegrafi

“Arif Hikmeti” feston ditëlindjen

Xhevdet Jashari sot feston ditëlindjen e tij të 38.

Aktori nga Maqedonia i dashur për publikun shqiptar u bë me rolin e “Arif Hikmetit” në serialin “O sa mirë”, i cili vazhdon akoma të jetë një nga projektet televizive më të shikuara shqiptare, transmeton Telegrafi.

Xhevdeti është i diplomuar në Fakultetin e Arteve të Bukura në Shkup ndërsa prej vitesh është pjesë e teatrit shqiptar të Shkupit ku ka luajtur në dhjetëra shfaqje.

“Koha e kometës” është ndër filmat më të suksesshëm të tij ku luajti krah Blerim Destanit, me të cilin edhe janë miq, ndërsa së fundmi ishte pjesë e filmit “Shok” që bëri historinë e kinematografisë shqiptare duke u nominuar për “Oscar”./Telegrafi/