Site icon Telegrafi

Arianit Koci nuk beson se krerët e lartë të ish-UÇK-së do të akuzohen nga Specialja

Tashmë është bërë e ditur se Gjykata Speciale do të nis punën e saj në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Dhomat e specializuara të kësaj gjykate do të trajtojnë çështjet që dalin nga raporti i Dick Martit, i cili u shndërrua në raport të Këshillit të Evropës dhe që fajëson ish-pjesëtarë të UÇK-së, për krime lufte – përfshirë edhe trafikim të organeve njerëzore.

Ky raport përfshinë emra të njohur të skenës politike në Kosovë, si: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Azem Syla etj.

Mirëpo, avokati i njohur, Arianit Koci nuk beson se emrat e lartpërmendur do të akuzohen.

Në një prononcim për Indeksonline, Koci ka thënë se pohimet e raportit të Martit janë hetuar më shumë se një herë dhe në përfundim kanë dal të jenë të pabaza.

Tutje, Koci ka theksuar se nëse dikush ka kryer ndonjë vepër penale ka përgjegjësi individuale.

Sipas tij, krimet e të gjitha llojeve që kanë ndodhur në Kosovë, duhet të hetohen dhe gjykohen nga institucionet vendore.

Kujtojmë që kryeprokurori i Gjykatës Speciale, David Schwendiman, kishte thënë se askush nuk ka imunitet për të mos u ndjekur penalisht për shkelje të së drejtës humanitare ndërkombëtare.

Exit mobile version