Telegrafi

Arianit Koci goditet dhe rrezohet nga një veturë, e shoferi nuk ndalet: Kujdes në Shqipëri

Avokati Arianit Koci ka pësuar një aksident në Shqipëri, ku po udhëtonte me motoçikletë.

Në Facebook ai ka treguar plagën që ka marrë pas aksidentit, ndërsa dha një porosi për motoçiklistët që udhëtojnë andej.

“Motorista, keni kujdes në Shqipëri!

Nuk ka vend në Evropë, që janë më të pakujdesshëm ndaj motoristëve, dhe jo vetëm, se në Shqipëri.

Vetura pas meje, në vijë të plotë më tejkaloi dhe me goditi. Ose ishte shumë idiot dhe shofer i dobët, ose e ka bërë me qëllim.

U rrëzova.

Nuk u ndal as me e shiku se a shpëtova, dhe si jam.

Egërsira…

Qenin e ka shkelë vozitësi para meje, sa isha në Kroaci – u ndala dhe e humba tërë ditën te veterinari.

Kultura në komunikacion është pasqyrë e kulturës së përgjithshme dhe civilizimit.

Fati që kam përvojë të madhe me motorë, dhe jam mësu se si të rrëzohem.

Mirë jam, shyqyr zotit!

Udhëtimi po vazhdon” (sic.), ka shkruar ai.