Telegrafi

Arianit Hoxha: Secili individualisht do të jep përgjegjësi, vazhdojmë rrugën për rrëzimin e Qeverisë

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha, ka reaguar në Facebook, në lidhje vendimin e deputetit të tyre Kastriot Rexhepi, për të mos mbështetur rrëzimin e Qeverisë.

Arianit Hoxha shkruan se Lëvizja Besa do ta vazhdojë “luftën” për rrëzimin e Qeverisë, ndërsa shton se secili individualisht do të jep përgjegjësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kulmi i rrezikut të demokracisë arrin kur përmes formave jodemokratike edhe deputetëve ju pamundësohet shprehja e lirë e vullnetit. Kërcënimi, shantazhi apo format e tjera të ndikimit janë tregues për instalimin e një regjimi që është vënë mbi vullnetin e popullit. Edhe përkundër gjithave Lëvizja BESA vazhdon luftën. Ecim në rrugën tonë të shenjtë për ta mposhtur ZULLUMIN!”.

“Çdokush individualisht do përgjigjet për veprimet e veta, ndërsa Lëvizja BESA vazhdon rrugëtimin politik. Bashkëpunimi opozitar me ASH-AAA do vazhdojë deri në rënimin e fundit të këtij regjimi”, ka shkruar Arianit Hoxha./Telegrafi/