Site icon Telegrafi

Arianit Ahmeti tregon prapaskenat me biletat online: Nuk dalin të gjitha në shitje

Tifozët kosovarë problemin më të madh e kanë pasur këtë vit për ta siguruar një biletë për ndeshjen që Kosova luante në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Shumë adhurues të futbollit dhe ndjekës të Përfaqësueses së Kosovës kanë mbetur të zhgënjyer që nuk kanë arritur të sigurojnë një biletë edhe pse kërkesa ishte jashtëzakonisht e madhe.

Zëvendës sekretari i shkarkuar nga FFK, Arianit Ahmeti ka zbuluar në Duelin Sportiv të RTV Dukagjinit se biletat nuk kanë dalë të gjitha në shitje.

“Agim Ademi tërë kohën ka dezinformuar. Lënda për bileta ka shkuar edhe ne prokurori, kam pasur shumë presion. Online nuk shiten të gjitha biletat”, tha Ahmeti.

Ai ka thënë se FFK ka pasur shumë porosi për t’i siguruar biletat, ndërsa një pjesë e madhe është dhënë falas.

“Në lojën me Anglinë 2939 bileta janë shitur online apo 15 për qind, 7733 janë porositur nga FFK, kurse 19 bileta kanë qenë të pashitura. Në ndeshjen me Malin e Zi, 4635 bileta janë shitur, 5046 nga FFK”, tha Ahmeti për Duelin Sportiv. /Telegrafi/

Exit mobile version