Telegrafi

Ariani i vogël me Leukemi akute, për shërimin e tij nevojitet ndihmë materiale

Vogëlushi Arian Krasniqi 6-vjeçar është diagnostikuar me Leukemi Akute Limfoblastike.

Ariani para dy ditësh është diagnostikuar me leukemi akute limfoblastike, ndërkaq familja e 6-vjeçarit po kërkon ndihmë për shërimin e tij, pasi që nuk kanë mundësi që shpenzimet t’i mbulojnë vet..

Një e afërme e tij ka publikuar të gjitha të dhënat e nevojshme dhe dokumentet ku tregohet më gjerë rreth këtij rasti.