Arian Kosumi e ka publikuar bashkëpunimin e ri muzikor që e ka sjellë me Grizzlyn.
Kënga mban titullin “E kom dasht” dhe është shoqëruar edhe me video muzikore.
Është një projekt interesant që pritet të pëlqehet nga fansat e dy këngëtarëve.
https://www.youtube.com/watch?v=IsKDni9tG4k
Ariani ka sjellë bashkëpunime të ndryshme në muajt e kaluar që janë pëlqyer nga fansat e muzikës së tij.
Reperi madje ka bërë disa duete interesante duke realizuar këngë me rokerët e dëshmuar.
Të tilla bashkëpunime ka pasur me Naser Berishën (“Veni jem”) dhe BB Poqin (“Qeshu”).
Ariani vazhdon të punoj në projekte të reja, të cilët do t’i sjellë në muajt në vijim. /Telegrafi/