Pas suksesit me ‘coverin’ e parë të këngës “Tu luta” të Shkurta Gashit dhe Florit, këngëtarët Arian Palokaj dhe Erblina Bajrami, tash vijnë edhe me një ‘cover’ tjetër të një kënge, e cila është dëgjuar mjaft shumë.
Kësaj here ata kanë vendosur që ta bëjnë versionin e tyre të këngës “Mirëmëngjes dashni” të Artiola Toskës dhe Brunos.
Muzika e këtij ‘coveri’ është bërë nga Valdrin Abazi, ndërkaq është punuar në studion “VDsounds”, shkruan Telegrafi.
Ndryshe kohëve të fundit janë në trend realizimet e ‘coverave’ të këngëve që kanë një dëgjueshmëri të madhe. /Telegrafi/
https://youtu.be/2iTf0erI7E4?list=PLjfOXikiCHxbNnE7REQWECKMi_nSgaNVl