Site icon Telegrafi

Ariana vë në shitje virgjërinë, për të mbledhur para që të studiojë jashtë vendit (Foto)

Vajza nga Rusia e njohur vetëm si Ariana, e ka vënë në shitje virgjërinë për të mbledhur paratë e duhura me të cilat do të studionte jashtë vendit.

Por, disa thonë se 20-vjeçarja e ka vlerësuar vetën lart, meqenëse çmimi fillestar nisë nga 150 mijë euro, transmeton Telegrafi.

Me ndihmën e këtyre të hollave, ajo dëshiron të studiojë medicinën e të bëhet mjeke e suksesshme.

“Është një vendim i vështirë për të cilin kam menduar gjatë dhe më në fund vendosa të bëjë, në mënyrë që të arrijë sukses”, ka thënë Ariana. “Nuk e ndjej vetëm se po shitem, unë po e bëj për një arsye të mirë dhe me kaq përfundon.”

Meqenëse prindërit e saj nuk janë të pasur, kurse Rusia nuk paguan për studime jashtë vendit, kjo ishte arsyeja për këtë zgjedhje të pazakontë. /Telegrafi/

Exit mobile version