Telegrafi

Ariana kthehet në SHBA pas sulmit terrorist në koncertin e saj (Foto)

Ariana Grande është kthyer në SHBA, pas sulmit terrorist në qytetin e Mançesterit.

Në fund të koncertit të këngëtares amerikane në Manchester Arena, ka pasur një shpërthim që ua mori jetën 22 fansave, ndërsa 59 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në SHBA është kthyer edhe nëna e saj (Splash News)

23-vjeçarja dhe nëna e saj, Joan, tashmë janë kthyer në vendin e tyre.

Lexo po ashtu Kjo është “bomba me gozhda” – e krijuar për të vrarë sa më shumë njerëz (Foto/Video +18)

Grande është pritur në Boca Raton të Floridës nga i dashur i saj, Mac Miller.

Në shtëpi e ka pritur i dashuri (Splash News)

Kujtojmë se ajo ka vendosur ta pezullojë turneun e saj evropian, ku pas Britanisë së Madhe kishte caktuar koncerte edhe në Belgjikë, Poloni, Gjermani dhe Zvicër. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Ariana Grande pezullon turneun muzikor, pas sulmit terrorist në koncertin e saj