Ariana Grande është kthyer në SHBA, pas sulmit terrorist në qytetin e Mançesterit.
Në fund të koncertit të këngëtares amerikane në Manchester Arena, ka pasur një shpërthim që ua mori jetën 22 fansave, ndërsa 59 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
23-vjeçarja dhe nëna e saj, Joan, tashmë janë kthyer në vendin e tyre.
Grande është pritur në Boca Raton të Floridës nga i dashur i saj, Mac Miller.
Kujtojmë se ajo ka vendosur ta pezullojë turneun e saj evropian, ku pas Britanisë së Madhe kishte caktuar koncerte edhe në Belgjikë, Poloni, Gjermani dhe Zvicër. /Telegrafi/