Telegrafi

Ariana Grandes i pëlqen performanca e Albert Stanajt

Albert Stanaj po vazhdon të bëj karrierë muzikore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këngëtari shqiptar po merr mbështetjen gjithnjë e më tepër të yjeve botërore me perfomancat edhe atyre private.

Së fundi, ai shihet teksa këndon një këngë të këngëtares Ariana Grande, “No tears left to cry”.

Kjo nuk ka kaluar pa vërejtur prej bukuroshes amerikane, e cila e ka pëlqyer videon e Stanajt të publikuar në llogarinë personale në Instagram.

“Ju i mbytët me këtë Ariana Grande!!! Kjo është craaaaazy!!”, ka shkruar ndër të tjerash në Instgram, Alberti.

Kujtojmë se ky i fundit kishte kënduar për qejfin e Jennifer Lopezin, e cila e kishte ftuar për një ndeje private.

Ndryshe, Stanaj është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/