Ajo disa ditë më parë lansoi këngën më të re “Positions” në të gjitha platformat digjitale.
Gjatë ditës së sotme (e shtunë) këngëtarja ka zbuluar edhe kopertinën e albumit në rrjetin social Twitter, shkruan Daily Mail.
27-vjeçarja në po të njëjtin postim ka pranuar shumë komente, ku flitej se njëra prej këngëve të saj i kushtohet ish-të dashurit, Pete Davidson.
Sikurse për albumet e mëparshme, “Sweetener” dhe “Thank U,Next”, Ariana ka zgjedhur një imazh ku fytyra e saj është e afruar.
Flokët e saj si përherë i ka të kapura lartë kokës, ndërsa për makijazh kishte zgjedhur disa mënyra më unike.
Duket se e njëjta fotografi është shkrepur edhe për këngën e saj të re, e cila u pëlqye tej mase nga fansat.
Ndërkaq, Ariana dhe Pete filluan romancën në vitin 2018, teksa muaj më pas u fejuan. Pas dhjetë muajsh që kaluan së bashku, çifti u ndanë. /Telegrafi/