Këngëtarja me renome ndërkombëtare, Ariana Grande, së shpejti do ta lansojë albumin e saj të gjashtë.
Por, ajo është duke përdorur një strategji interesante, pasi në mënyrë të vazhdueshme po jep detaje nga projekti, shkruan Daily Mail.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka ndarë një video që shkonte ngadalë, teksa po shtypte ‘Positions’ në tastierë.
Minuta më pas, një numër i madh i fansave filluan të aludonin nëse ai shkrim është titulli i albumit, apo i njërës prej këngëve.
27-vjeçarja përkundër komenteve, kishte vendosur që të mos jap detaje të tjera për 204 milionë ndjekësit.
Grande së pari e zbuloi se do të lansonte albumin në rrjetin social Twitter, me 14 tetor të këtij viti. /Telegrafi/