Telegrafi

Ariana Grande tregon vokalin dhe aftësitë jashtëzakonshme në prodhimin e këngës “Positions”

Ariana Grande Foto: YouTube

Përherë artistët në mbarë botën pasa syve të publikun tregojnë produktin final të një prodhimtarie muzikore.

Por, krijuesja Ariana Grande ka vendosur që të bëjë diçka më shumë, duke e ndarë kështu me fansat e saj.

27-vjeçarja ka publikuar një dokumentar në cilin shihet vokali dhe aftësia e saj e jashtëzakonshme për të prodhuar muzikë.

Dukë qëndruar në një studio, Ariana ka treguar procedurën se si një këngë realizohet, duke filluar që nga melodia, teksti e deri tek ‘back vocals’.

Fansat pasi shikuan videon e publikuar nga artistja mbetën të shokuar, për shkak të talentit të padiskutueshëm të artistes.

“Fakti që trupi i saj është në gjendje të krijojë KËTË, është e pabesueshme”, thuhet në një koment.

“Positions” ndër të tjera është lansuar pesë muaj më parë, duke grumbulluar në YouTube mbi 200 milionë klikime. /Telegrafi/