Telegrafi

Ariana Grande thyen rekordin historik, lë prapa Rihannën duke u bërë artistja më e dëgjuar në Spotify

Foto: Getty Images/Guliver

Ariana Grande shënoi një tjetër moment historik të hënën ndërsa ajo u bë artistja femër më e dëgjuar dhe transmetuar në Spotify.

Këngëtarja 27-vjeçare parakaloi Rihannën, e cila më parë kishte mbajtur vendin e parë në shërbimin popullor të transmetimit të muzikës, shkruan DailyMail.

Pavarësisht se ishte e nderuar, Ariana shkruajti se shpresonte që Rihanna së shpejti të rimarrë kurorën e saj.

Ariana Grande (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Ariana e shënoi këtë sukses duke publikuar një status në rrjetin social Twitter.

“Mezi pres që t’ju sjell gjëra të reja për t’i dëgjuar”, shkroi Ariana e emocionuar.

Pavarësisht se u nderua nga përcaktimi i ri, Ariana nuk mund të priste për vazhdimin e shumëpritur të Rihannës, e cila është duke punuar në albumin e saj të ri.

Rihanna (Foto: Aaron J. Thornton/Getty Images/Guliver)

Muajin e kaluar, Rihanna konfirmoi se ajo ishte duke punuar në muzikë të re në një azhurnim të rrallë me ET.

“Unë jam gjithmonë duke punuar në muzikë”, tha ajo. “Unë jam gjithmonë duke punuar në muzikë dhe kur të jem gati ta publikoj në mënyrën në të cilën ndihem mirë, do të dalë. Dhe nuk do të zhgënjeheni kur të ndodhë. Do t’ia vlejë”, tha ajo. /Telegrafi/

Ariana Grande (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)