Telegrafi

Ariana Grande do të mbajë koncert bamirës në Mançester

Ariana Grande është zotuar se do të kthehet në Mançester për të mbajtur një koncert bamirës për viktimat dhe familjarët a tyre që pësuan nga sulmet terroriste të të hënës.

Nga shpërthimi në Manchester Arena humbën jetën 22 njerëz, në mesin e tyre shumë fëmijë.

Lexo po ashtu Ariana Grande pezullon turneun muzikor, pas sulmit terrorist në koncertin e saj

“Nuk ka asgjë që mund të bëj unë apo dikush tjetër që t’jua largojë dhimbjen që po ndjeni apo që ta përmirësojë gjendjen tuaj”.

“Megjithatë, po e zgjas dorën dhe zemrën time dhe gjithçka që mund të jap për ju që të ndihmoj në çfarëdo mënyre”.

“Do të kthehem në qytetin e guximshëm të Mançesterit të kaloj kohë me fansat e mi dhe të mbaj një koncert bamirës për t’i nderuar viktimat dhe për të grumbulluar fonde për familjet e tyre”, ka shkruar këngëtarja në Twitter.

Ariana ka thënë se detajet tjera do t’i tregojë pasi të konfirmohet koncerti. /Telegrafi/