Site icon Telegrafi

Ariana Grande: Sulmi në Manchester tregoi më të keqen e njerëzimit

NEW YORK, NY - MAY 07: Ariana Grande attends the Heavenly Bodies: Fashion & The Catholic Imagination Costume Institute Gala at The Metropolitan Museum of Art on May 7, 2018 in New York City. (Photo by Jason Kempin/Getty Images)

Ariana Grande e ka përshkruar sulmin me bombë të Manchester Arena si “më e keqja e mundshme e njerëzimit”.

Njëzet e dy vetë u vranë dhe më shumë se 500 janë plagosur kur një vetëvrasës shpërtheu një bombë në momentin që fansat po dilnin prej koncertit të këngëtares më 22 maj të vitit të kaluar në O2 Arena të Manchesterit.

Këngëtarja 24-vjeçare amerikane i tha revistës Time se “gjëja e fundit që do të doja ndonjëherë është që fansat e mi të shohin diçka të tillë”.

“Muzika supozohet të jetë gjëja më e sigurt në botë. Mendoj se kjo është arsyeja pse ende po më dhemb zemra”, shtoi ajo.

Ariana Grande (Getty Images)

Ajo më tutje pohoi se ende nuk i janë shëruar plagët dhe se mendon për akt barbar çdo ditë.

“Do të doja të kisha mundësi që t’i rregulloja gjërat. Ju mendoni se me kalimin e kohës do të bëhet më e lehtë për të folur, ose do të gjeni paqe. Jo është e kundërta, çdo ditë është e dhimbshme”, pohoi këngëtarja amerikane.

Pas sulmit, këngëtarja mbajti një koncert për viktimat e sulmit në Mançester të quajtur “One Love Manchester”.

Më shumë se tre milionë euro u mblodhën nga koncert ku Katy Perry, Justin Bieber, Liam Gallagher dhe The Black Eyed Peas ishin pjesë e koncertit të Grandes. /Telegrafi/

Exit mobile version