Ariana Grande u shfaq e qetë dhe elegante në Screen Actors Guild Awards 2025, pavarësisht polemikave në internet për komentet e ashpra të Andrew Tate ndaj saj.
Këngëtarja 31-vjeçare, e cila ishte e nominuar për dy çmime për rolin e saj si Glinda në “Wicked: Part One”, mahniti në tapetin e kuq me një fustan ekstravagant rozë, duke reflektuar stilin e personazhit të saj.
Teksa pozonte për fotografët, ajo u pa në një moment të ngrohtë me presidenten e SAG-AFTRA, Fran Drescher, e cila gjithashtu kishte zgjedhur një veshje rozë për mbrëmjen, shkruan DailyMail.
Ndërkohë, polemikat në rrjet u ndezën nga Andrew Tate, i cili e sulmoi Arianën me komente fyese në rrjetet sociale.
Fansat e saj reaguan fuqishëm duke e mbrojtur dhe denoncuar fjalët e tij si të papranueshme.
Pavarësisht kësaj, mbrëmja ishte një sukses për Arianën dhe filmin Wicked, i cili dominoi nominimet me pesë çmime, duke përfshirë ansamblin më të mirë në një film.
Ky projekt i shumëpritur po përballet me konkurrencë të fortë nga “A Complete Unknown”, “Conclave” dhe “Emilia Perez”.
SAG Awards, të vetmet çmime që nderojnë ekskluzivisht aktorët, mblodhën yjet më të mëdhenj të kinemasë dhe televizionit për një ceremoni dy-orëshe, ku ndër të nominuarit ishin edhe Pamela Anderson, Demi Moore dhe Selena Gomez. /Telegrafi/