Telegrafi

Ariana Grande rikthehet me performancë në Grammy Awards

Ariana Grande (Foto: Mike Coppola/Getty Images for Billboard/Guliver)

Ariana Grande do të kthehet në ceremoninë e Grammy Awards pas një mungesë të gjatë. Këngëtarja ka njoftuar në profilet e saja në rrjetet sociale se më 26 janar do të interpretojë në evenimentin e madh muzikor.

Menjëherë pas njoftimit të saj, ky informacion është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e ceremonisë në Instagram.

Legjendarët e grupit “Aerosmith”, Lizzo e Billie Eilish, janë disa prej performuesve të tjerë në edicionin e sivjetmë të Grammy, njofton CNN.

Në vitin e kaluar, Ariana kishte vendosur të mos performonte në këtë ngjarje muzikore për shkak të mosmarrëveshjeve me producentët.

Burimet pranë këngëtares, kishin thënë asokohe se producentët e kishin refuzuar përzgjedhjen e 26-vjeçares për interpretimin e këngës “7 Rings” dhe kishin kërkuar një këngë tjetër. /Telegrafi/