Telegrafi

Ariana Grande rikthehet fuqishëm me projektin “No Tears Left To Cry”

Këngëtarja e talentuar, Ariana Grande, ka publikuar projektin e ri të saj.

“No Tears Left To Cry” është kënga e re që bukuroshja ka sjellë me videoklip.

Regjia e klipit është punuar nga Dave Meyers, ndërsa producent ishte Nathan Scherrer.

Ndërkaq, projekti është prodhim i Republic Records.

Kënga arriti që për tetë orë të gjenerojë katër milionë klikime.

Adhuruesit kanë vërshuar me komente këngëtaren për shkak të vokalit të saj potent në këtë klip.

Ariana është një prej këngëtareve më të dashura, sidomos në Amerikën Latine. /Telegrafi/