Këngëtarja e talentuar, Ariana Grande, ka publikuar projektin e ri të saj.
“No Tears Left To Cry” është kënga e re që bukuroshja ka sjellë me videoklip.
Regjia e klipit është punuar nga Dave Meyers, ndërsa producent ishte Nathan Scherrer.
Ndërkaq, projekti është prodhim i Republic Records.
Kënga arriti që për tetë orë të gjenerojë katër milionë klikime.
Adhuruesit kanë vërshuar me komente këngëtaren për shkak të vokalit të saj potent në këtë klip.
https://www.youtube.com/watch?v=DtooT9mGgmY
Ariana është një prej këngëtareve më të dashura, sidomos në Amerikën Latine. /Telegrafi/