Superylli botëror, Ariana Grande, ka thënë se është e thyer shpirtërisht pas sulmit terrorist në Mançester në koncertin e saj të mbajtur në Manchster Arena.
Të hënën mbrëma u mbajt koncerti i shumëpritur i këngëtares në Manchester Arena ku u mblodhën mijëra adhurues.
Menjëherë pas performancës së këngëtares ndodhi edhe një sulm që dyshohet të jetë terrorist, një sulm me bombë që la të vdekur 19 persona dhe 59 të tjerë u lënduan.
“Jam e thyer, nga thellësia e zemrës sime. Më vjen shumë keq. Nuk kam fjalë”, u shpreh Ariana me anë të një postimi në Twitter.
23 vjeçarja ka anuluar menjëherë turneun e saj “Dangerous Woman”, pasi këngëtarja sipas TMZ nuk është në gjendje që të performojë.
Menjëherë pas sulmit u ndalua edhe qarkullimi i trenave në stacionin e trenave të Mançesterit, teksa autoritetet policore kanë nisur hetimet për atë që është klasifikuar si sulm terrorist.
Turneu i Ariana Grandes është i treti që mbahet në tërë botën dhe filloi me një koncert në Phoenix. Të tjera koncerte ishin paraparë për Antëerp, Lodz dhe Frankfurt. Turneu do të zgjaste deri më 21 shtator në Hong Kong.
/Telegrafi/