Ariana Grande ka filluar të regjistrojë një këngë të re gjatë qëndrimit në karantinë – shkruan Daily Mail.
Përmes rrjetit social Instagram, krijuesja e hitit “7 Rings” ndau një imazh të vetes në studio, teksa qëndronte para një mikrofoni regjistrues.
Në fytyrë dukej se këngëtarja vetëm sa është zgjuar, ndërsa shikonte në aparatin fotografik, e veshur me një bluzë të thjeshtë të zezë.
Ajo gjithashtu ndau imazhe të disa prej kafshëve shtëpiake të saj të shumta, duke përfshirë derrin e saj, të cilin e adoptuan me ish-të fejuarin Pete Davidson, në vitin 2018.
Kjo gjë vjen pasi Ariana i emocionoi ndjekësit e saj kur u bashku për të krijuar këngën ikonike të Disney. /Telegrafi/