Ariana Grande ka hedhur poshtë thashethemet për një turne koncertesh në 2025, pasi është fokusuar në suksesin e saj në filmin “Wicked”.
Edhe pse pas nominimit të saj të parë për ‘Golden Globe’ si Glinda, u spekulua për një turne të mundshëm, këngëtarja e 31-vjeçare e ka mohuar këtë mundësi.
Shtëpia e saj diskografike, ‘Republic Records’, konfirmoi se nuk ka plane për turne vitin e ardhshëm, duke falënderuar fansat për mbështetje, shkruan DailyMail.
Grande, e cila publikoi albumin “Eternal Sunshine” më 8 mars, nuk do të mbështesë këtë album me turne.
Ajo shpjegoi më parë se mund të organizonte një mini-turne pas publikimit të dy filmave “Wicked”, por tani ka vendosur të fokusohet në karrierën e saj të aktrimit.
Roli i saj në “Wicked” i ka sjellë një nominim për ‘Golden Globe’ dhe shumë spekulime për mundësinë e një Oscar-i.
Edhe pse ka qenë e angazhuar me filmin, Grande ka theksuar se do të vazhdojë të bëjë muzikë, por tani ka ambicie të përqendrohet më shumë në aktrim. /Telegrafi/