Telegrafi

Ariana Grande ndan imazhe të ralla ku thekson linjat trupore

Ariana Grande (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Ajo po përgatitet që të performojë këtë vit në MTV VMA’s, së bashku me këngëtaren Lady Gaga.

Por, para kësaj ajo është duke u siguruar që të jetë në formën më të mirë të mundshme, disa ditë para eventit, shkruan Daily Mail.

Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka theksuar linjat trupore, ndërsa është parë e veshur me kostum sportive.

Flokët e saj të gjatë kishte vendosur që ti lidhë lartë kokës, ndërsa gjithë kësaj dukje I ka shtuar edhe majkijazh të rëndë.

Ariana njihet për ekstravagancë në veshjet e saj, teksa kësaj radhe ajo nuk ka lënë pa e bartur një maskë mbrojtëse me gur shkëlqyes.

Vlen të përmendet se në fotografinë e fundit, ajo ka tërhequr mjaft shumë vëmendjen, ndërsa I viheshin në pah të pasmet. /Telegrafi/