Telegrafi

Ariana Grande ndan imazhe duke shkëmbyer puthje me Dalton Gomez

Këngëtarja e njohur amerikane, Ariana Grande, kohëve të fundit është duke përjetuar momente mjaft të lumtura.

27-vjeçarja në njërin prej projekteve të saj bëri të ditur lidhjen me Dalton Gomez, të cilët po shihen bashkë shumë shpesh, shkruan Daily Mail.

Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka ndarë një imazh tejet të ëmbël.

Artistja me renome ndërkombëtare kishte shkëputur një fotografi me Dalton, teksa shihej në prapaskenat e klipit “34+35”.

Dyshja shiheshin tejet afër së bashku, derisa Ariana shfaqej me sy të mbyllur, ndërsa njërën dorë e kishte tek fytyra e të dashurit.

Gomez përndryshe kishte të vendosur maskë mbrojtëse, për të ulur mundësinë e infektimit nga coronavirus.

Dyshja filluan romancën në maj të këtij viti, teksa deri më tani kanë pasur mjaft udhëtime së bashku. /Telegrafi/