Telegrafi

Ariana Grande ndahet nga Mikey Foster

Këngëtarja Ariana Grande dhe Mikey Foster, nga bendi i famshëm “Social House” nuk janë duke u takuar me njëri-tjetrin, siç raporton revista US.

Dyshja u panë së bashku në Disneyland në muajin shkurt, por duket që ata tashmë kanë ndarë rrugët.

Grande, 26, dhe Foster, 32, e quajtën marrëdhënien e tyre ‘të qetë’ para një muaji, në bazë të raportimit të një burimi të afërt me çiftin.

Ariana Grande dhe Mikey Foster (Foto: Getty Images/Guliver)

Ariana dhe Mikey thuhet se kanë qenë miq të mirë që një kohë të gjatë, madje Foster ishte producenti në shumë hite të këngëtares përfshirë: “Thank U, “Next” dhe “7 Rings”.

Megjithatë, bashkëpunimi në projektin “Boyfriend” bëri që akoma të dyshohet për raportin e tyre, në të cilin dyshja luanin rolet e të dashuruarve xhelozë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ariana Grande

Menjëherë pas kësaj videoje ata nxitën spekulime për një romancë dashurie të mundshme.

Ariana Grande dhe Mikey Foster (Foto: Getty Images/Guliver)

Para lidhjes me Foster, Grande i dha fund fejesës së saj katër muajshe me komedianin amerikan, Pete Davidson në tetor të 2018.

Ndërkohë, nga viti 2016 deri në vitin 2018, këngëtarja e hitit “Love Me Harder” ishte në lidhje me Mac Miller, i cili vdiq në moshën 26-vjeçare nga një mbidozë fatale e drogës.

Përpara Miller, Ariana po ashtu ka qenë në lidhje edhe me Big Sean. /Telegrafi/