Ariana Grande ka mbajtur të azhurnuar fansat kohëve të fundit, ndërsa lansoi edhe albumin e gjashtë “Positions”.
I lansuar në tetor të viti që lamë pas, artistja ka zgjedhur që njërën prej këngëve ta ripërpunojë, shkruan Daily Mail.
Grande ka ftuar në bashkëpunim dy rep-artistet e popullarizuara, Megan Thee Stallion dhe Doja Cat.
Bëhet fjalë për këngën “34+35”, e cila tashmë ka ardhur si ‘remix’, teksa i është realizuar edhe një klip atraktiv,
Që te tre artistet janë shfaqur në mënyrë të perfeksionuar, por ajo çka mori më shumë vëmendje është veshja e tyre.
Derisa kishin zgjedhur vetëm të brendshme, secila prej tyre ka vënë në fokus tiparet e bujshme trupore.
Të tilla skena janë xhiruar në një rezidencë luksoze, ndërsa u prit tejet mirë nga admiruesit e muzikës së tyre. /Telegrafi/