Site icon Telegrafi

Ariana Grande kujton sulmin terrorist në koncertin e saj në Mançester

(Foto: Instagram/arianagrande)

Ariana Grande e ka përkujtuar të shtunën vrasjen e 22 njerëzve në në sulmin terrorist gjatë koncertit të saj në Mançester të Anglisë, para katër vitesh.

Këngëtarja ka publikuar një mesazh të sinqertë në rrjetet sociale, duke shkruar se viktimat janë gjithmonë në mendimet e saj dhe se përvjetorët nuk do të jenë asnjëherë të lehta.

“Edhe pse pikëllimi është gjithmonë i pranishëm dhe marrëdhënia jonë me të vazhdimisht zhvillohet she shfaqet në mënyrat më të ndryshme secilën ditë, gjatë gjithë vitit… e di se ky përvjetor nuk do të jetë asnjëherë i lehtë”.

“Ju lutem, dijeni se sot mendoj për ju. Mançester, je në zemrën time, gjithmonë”, ka shkruar Ariana.

Shpërthimi ndodhi menjëherë pasi Grande e kishte përfunduar koncertin në Manchester Arena më 22 maj të vitit 2017. Krahas 22 viktimave, 1indra njerëz mbetën të lënduar, ndërsa aktin e kishte bërë një sulmues vetëvrasës. /Telegrafi/

Exit mobile version